Kryesore

COVID-19 në Kosovë, 1 viktimë dhe 284 raste të reja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:20 - 29/10/20 |
Opi Nion

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka raportuar se në 24 orët e fundit ka humbur jetën një person nga COVID-19, ndërsa janë konfirmuar 284 raste të reja, nga 1.058 teste të kryera.

Sipas autoriteteve shëndetësore, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 72 pacientë, ndërsa raste aktive janë 2.869.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë infektuar 18.910 persona, prej të cilëve 674 kanë humrut jetën, ndërsa 15.367 janë shëruar./ Opinion.al

Pas