Kronikë

Vrasja e Malkos, Prokuroria kërkon ndryshimin e akuzës për Bledi Tetën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:28 - 29/10/20 |
Opi Nion

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka kërkuar që të ndryshohet akuza për Bledi Tetën, i akuzuar si autor i vrasjes së Santiago Malkos.

Në kërkesën e prokurorisë thuhet se akuza për Tetën duhet të ndryshojë nga “vrasje me paramendim” në “vrasje për hakmarrje”.

Të pandehurit i është dhënë 10 ditë kohë për të bërë kundërshtimet lidhur me ndryshimin e veprës penale. Ndërsa, seanca e radhës pritet të zhvillohet në datën 3 nëntor.

Santiago Malko u ekzekutua në Tiranë,  mbrëmjen e 27 gushtit, nga persona që qëlluan në drejtim të mjetit të tij në lëvizje. Ai ishte ish-efektiv i Policisë së Shtetit, por njihej edhe si mik i Ervis Martinajt. Bledi Teta është i vetmi person i arrestuar në lidhje me ngjarjen./ Opinion.al

Pas