Bota

COVID-19 në Itali/ Mbi 15 mijë raste të reja dhe 507 viktima


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:28 - 13/01/21 |
Doriana Çepunaj

Vijon të rritet numri i viktimave si pasojë e COVID-19 në Itali. Autoritetet shëndetësore në vendit fqinj kanë bërë me dije se 507 persona kanë humbur betejën me koronavirusin në 24 orët e fundit.

Po në 24 orët e fundit, sipas buletinit të publikuar nga ministria e Shëndetësisë janë konfirmuar me COVID-19, 15 774 persona.

Sipas të dhënave, krahasuar me një javë më parë vihet re dhe një rritje e lehtë e shtrimit të pacientëve me koronavirus në spitale.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë konfirmuar të infektuar me koronavirus 2. 319. 036 persona në Itali./ Opinion.al

Pas