Sport

Inter kalon në çerekfinale, përballet me Milanin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:36 - 13/01/21 |
Semiljana Azizi

Inter ka marrë një kualifikim për në çerekfinalet e Kupës së Italisë duke mposhtur 1-2 Fiorentinën.

Në minutën e 40 me Vidali realizoi saktë një penallti, por kaq nuk do të mjaftonte për të kaluar më tej. Kjo si pasojë e Koume-s që dhuroi një perlë për të barazuar përkohësisht. Goli vendimtar erdhi  pak para se skuadrat ti drejtoheshin penalltive. Një kros i Barella-s u shfrytëzua siç duhet nga Lukaku që nuk fali me kokë.

Faza tjetër, që është gjysmëfinalja, rezervon derbin mes Interit dhe Milanit. Këta të fundit një ditë më parë mposhtën Torinon me penallti./Opinion.al

Pas