Bota

COVID-19 në Itali/ 22,211 raste të reja dhe 462 viktima


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:56 - 01/01/21 |
Opi Nion

Italia ka regjistruar 22,211 raste të reja pozitive me COVID-19, nga 157,524 teste të kryera në 24 orët e fundit.

Po në 24 orët e fundit, sipas të dhënave të autoriteteve shëndetësore në vendin fqinj, si pasojë e koronavirusit, humbën jetën 462 qytetarë. Në total, numri i viktimave shkon në 74,621 prej fillimit të pandemisë.

Ndërkohë, raportohet se numri i të shtruarve në spitale është drejt uljes. 329 pacientë më pak se dje u regjistruan në 24 orët e fundit. Po ashtu, është regjistruar një ulje e shtrimeve në kujdesin intensiv.

Kujtojmë që qeveria italiane, në kuadër të festave të fundvitit ka ndërmarrë masa të reja anti-COVID, duke futur të gjithë vendin në një zonë e kuqe, me qëllim shmangien e një vale të tretë të infektimeve e cila do të zgjasë deri më datë 6 janar./Opinion.al

Pas