Bota

Kina akuzohet për komplot ndaj trupave amerikane në Afganistan


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:17 - 01/01/21 |
Opi Nion

Raportet e medias thonë se Presidenti amerikan Donald Trump kohët e fundit mori informacion, të pakonfirmuar nga agjencitë e zbullimit, që tregon se Kina u ofroi para disa aktorëve joshtetërorë në Afganistan për të sulmuar ushtarët amerikanë.

Një zyrtar i lartë i administratës Trump të enjten konfirmoi për Zërin e Amerikës detajet e “inteligjencës së deklasifikuar” të botuar nga faqja e internetit Axios një ditë më parë. Zyrtari foli në kushte anonimiteti.

“Informacioni sekret u përfshi në raportin që iu dha presidentit më 17 dhjetor dhe Trump u informua personalisht për këtë çështje nga këshilltari i sigurisë kombëtare Robert O’Brien”, sipas agjencisë së lajmeve Axios.

Zyrtarët amerikanë thuhet se po punojnë për të vërtetuar zbulimet e inteligjencës, të cilat ka të ngjarë të rrisin tensionet midis Uashingtonit dhe Pekinit.

“Nuk është asgjë tjetër përveç një lajmi të rremë që synon të njollosë Kinën”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Wang Wenbin të enjten ndërsa iu përgjigj pretendimeve të Shteteve të Bashkuara në konferencën e tij të rregullt për shtyp.

Ai tha se akuzat kishin për qëllim të “dëmtonin imazhin e Kinës” dhe të dëmtonin marrëdhëniet midis dy vendeve.

“Ne kurrë nuk kemi filluar luftë me të tjerët, dhe as nuk kemi paguar aktorë jo-shtetërorë për të sulmuar vendet e tjera”, theksoi Wang.

Zëdhënësi kinez pohoi se vendi i tij nuk përfshihet në konfliktet e brendshme në Afganistan dhe përsëriti mbështetjen e Pekinit për procesin e paqes dhe pajtimit të nisur nga Shtetet e Bashkuara, i cili synon t’i japë fund dy dekadave të luftës në këtë vend të Azisë Jugore. /VOA

Pas