Rajoni

COVID-19 në Greqi, 37 viktima dhe mbi 2 mijë të infektuar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:44 - 18/09/21 |
Opi Nion

37 qytetarë kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve në Greqi, teksa janë regjistruar 2190 raste të reja nga 172,286 teste të kryera. Deri më tani numri total i viktimave në shtetin fqinj është 14433.

Profesori i Sëmundjeve Infektive në Greqi Nikos Sypsas u shpreh se fëmijët do të infektohen nëse nuk vaksinohen. Ai paralajmëroi se deri në Krishtlindje do të kemi një përhapje shumë të madhe të virusit.

Të gjithë fëmijët do të ekspozohen herët a vonë” tha ai. Profesori, duke u fokusuar në ngurrimin e prindërve për të vaksinuar fëmijët e tyre, tha “Ne e dimë që tani ka shumë referenca në literaturë për fëmijët me “COVID të gjatë”, pra komplikime afatgjata nga koronavirusi, të tilla si lodhje ekstreme, depresion, çrregullime në organe të ndryshme, si mushkëritë, zemrën, etj”.

Ai theksoi se “prindërit në këtë kontekst do të duhet të krahasojnë dy rreziqe dhe të marrin një vendim: rrezikun nga vaksina që është pafundësi dhe rrezikun nga covid”.

Pas