Kronikë

Emrat/ Burri vret gruan me armë dhe vetëvritet në Divjakë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:50 - 18/09/21 |
Opi Nion

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në fshatin Babunjë të Divjakës.

Një 58-vjeçar ka vrarë me armë gjahu në banesë bashkëshorten e tij, 45 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten.

Sipas informacioneve, 58-vjeçari është identifikuar si Hekuran Rrasa, ndërsa bashkëshortja e tij është identifikuar si Fëllënxë Rrasa.

Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Pas