Bota

Covid-19/ Kryeministri britanik mbahet në spital, vendoset në oksigjen


               Publikuar në : 12:52 - 06/04/20 |
el ida

Kryeministri britanik, Boris Johnson, është vendosur në oksigjen pas shtrimit të tij në spital, një ditë më parë.

Lajmi raportohet nga mediat britanike, të cilat shkruajnë se kreu i qeverisë britanike do të vijojë të qëndrojë në spitalin e St. Thomas.

Doktorët u shqetësuan pasi gjendja e tij shëndetësore nuk ishte përmirësuar, edhe pse simptomat e para të Covid-19 iu shfaqën 10 ditë më parë.

Nga ana tjetër raportohet se Boris Johnson vijon të jetë në krye të detyrave që i janë caktuar në drejtimin e qeverisë, megjithëse ende nuk dihet se kur do të dalë nga spitali.

Ditën e premte, kryeministri Johnson postoi një video në rrjetet sociale ku shfaqej i lodhur nga sëmundja dhe tregonte se ishte ende me temperaturë të lartë./Opinion.al

Pas