Bota

COVID-19/ Kryebashkiaku i Londrës: Shtretërit e lirë janë drejt mbarimit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:13 - 08/01/21 |
Doriana Çepunaj

Situata e pandemisë COVID-19 vijon të jetë shqetësuese në Britaninë e Madhe, pas shfaqjes të variantit të ri të koronavirusit.

Për shkak të numrit të lartë të shtrimeve të pacientëve të infektuar, shtretërit e lirë në spitalet e Londrës janë drejt mbarimit.

“Në ditët e ardhshme, mund të na mbarojnë shtretërit e lirë për shkak të rritjes së rasteve të Covid-19 në kryeqytet”, tha të enjten kryetari i Bashkisë së Londrës Sadiq Khan.

Khan pohoi se virusi është jashtë kontrollit dhe spitalet janë në prag të mbingarkesës.“Spitalet janë në prag të mbingarkesës. Nuk ka pasur asnjë moment gjatë kësaj pandemie ku unë kam qenë më i shqetësuar sesa jam sot”, shtoi ai.

Khan iu bëri thirrje londinezëve që të “qëndrojnë në shtëpi” dhe tha se punonjësit e Shërbimit Shëndetësor Kombëtar “janë të mbingarkuar me punë dhe shumë prej tyre po vuajnë trauma që mund të duan vite për t’u rikuperuar”.

Britania e Madhe të mërkurën, regjistroi numrin më të lartë të vdekjeve si pasojë e koronavirus që nga prilli./Opinion.al

Pas