Aktualitet

Vizita në Greqi, Rama: Do të vijojmë më tej marrëdhënien strategjike


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:47 - 08/01/21 |
Semiljana Azizi

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas përfundimit të vizitës në Greqi.

Ai ka falënderuar Ministrin e Jashtën Nikos Dendias dhe kryeministrin e Greqisë Kyriakos Mitsotakis për mikpritjen dhe ka shprehur vullnetin për vijimin e marrdhënieve të mira mes dy shteteve.

Ndërkaq, kryeministri ka treguar se kanë diskutuar gjithashtu edhe për pandeminë e COVID-19, dhe problematikat rajonale. Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, Rama shprehet se vizita në Greqi i ka lënë një shije të mirë mikpritjeje.

Falenderues për shijen e shkëlqyer të mikpritjes në shtëpinë e kryeministrit Mitsotakis, ku bëmë një bilanc të situatës me Covidin, marrëdhënies mes dy vendeve tona dhe problematikave rajonale! Vullnet i plotë për ta zhvilluar bashkarisht më tej këtë marrëdhënie strategjike”-shkruan Rama./Opinion.al

Pas