Aktualitet

Përmbytjet në vend, FA dyfishon kapacitetet në ndihmë të banorëve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:17 - 08/01/21 |
Doriana Çepunaj

Pas kërkesës së Bashkisë së Shkodrës, Ministria e Mbrojtjes ka vënë në dispozicion Forcat e Batalionit të I të Këmbësorisë për transportin dhe evakuimin e banorëve në rast nevoje në fshatin Obot të njësisë administrative Ana e Malit.

Aktualisht ka përmbytje të pjesshme në njësinë Ana e Malit, në fshatin Kuç, ndërsa janë rritur prurjet e lumit Kir dhe Gjadër. Në një pjesë të sipërfaqeve të tokave ka ujë që shkon deri në 30 cm.

Agjencia e Mbrojtjes Civile bën me dije se janë dyfishuar kapacitetet me forca dhe mjete për t’u ardhur në ndihmë sa më shumë banorëve të zonave të prekura. Në njësinë Ana e Malit janë transportuar rreth 75 banorë. Gjithashtu, trupat dhe mjetet e batalionit të Vaut të Dejës janë vënë në dispozicion edhe të bashkisë Lezhë në zonat ku ka prani të shtuar të ujit.

Ministria e Mbrojtjes i bën thirrje bashkive të vënë në dispozicion të gjitha burimet për të përballuar situatën në territoret e tyre pasi e kanë detyrim ligjor.

Më herët Bashkia Shkodër kërkoi pajisjen e mjeteve të ushtrisë për lundrimin dhe krijimin e aksesit për banoret e Obotit. Në këtë qark ka patur rritje të nivelit të ujit në shkarkimet për shkak të reshjeve në lumin Drin e Bunë./Opinion.al

Pas