Bota

Inagurimi i Joe Biden si President, Trump i prerë:Nuk do të marr pjesë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:13 - 08/01/21 |
Semiljana Azizi

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar ditën e sotme se nuk do të jetë i pranishëm në ceremoninë e inagurimit të Joe Biden si President, më 20 janar.

Nëpërmjet një postim në llogarinë e tij në “Twitter”, Trump shkruan se, për të sqaruar të gjithë ata që kanë pyetur, ai nuk do të jetë i pranishëm gjatë ceremonisë.

Postimi i Trump:

“Për të gjithë ata që kanë pyetur, unë nuk do të marr pjesë në Inagurimin e 20 janarit.”

Ekipi i fushatës së presidentit në detyrë, Trump ka ngritur dhjetëra procese gjyqësore që pretendojnë mashtrim të gjerë të votuesve në disa shtete.  Kujtojmë që prej këtyre pretendimeve, vetëm dy ditë më parë në SHBA u zhvillua një protestë e dhunshme ku si pasojë mbetën të vdekur 5 persona, dhjetra të lënduar dhe të arrestuar. Protesta e zhvilluar ishte thirrur nga Presidenti Trump nëpërmjet postimeve të bëra në rrjetet sociale./Opinion.al

Pas