Bota

COVID-19/ Kritikoi autoritetet, arrestohet profesori në Kinë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:32 - 06/07/20 |
Opi Nion

Është arrestuar profesori që kritikoi autoritetet kineze për menaxhimin e situatës së krijuar nga pandemia COVID-19.

Mësohet se Xu Zhangrun u arrestua në shtëpinë e tij  mëngjesin e sotëm.  Xu është një akademik i shquar në Universitetin prestigjioz Tsinghua i cili  ka kritikuar hapur Kinën për mënyrën e menaxhimit të krizës pandemike.

Personat që shprehin mendimin e tyre kundër autoriteteve në Kinë rrezikojnë arrestimin dhe dënimin me burg.

Kujtojmë se javën e kaluar, Pekini vendosi një ligj gjithëpërfshirës të sigurisë kombëtare për të forcuar kontrollin e tij mbi Hong Kong, një ish-koloni britanike. Çështja e profesorit Xu mund të rrisë frikën në Hong Kong se kritikët intelektualë të Partisë Komuniste Kineze gjithashtu mund të arrestohen./ Opinion.al

Pas