Politikë

COVID-19/ Basha: Asnjë masë e paligjshme e vënë nga Rama nuk do njihet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:48 - 17/10/20 |
Opi Nion

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është shprehur gjatë një konference për mediat se asnjë masë e vendosur nga kryeministri Rama nuk do të njihet nga qeveria e tij.

Kryedemokrati theksoi se gjobat e vëna nga policia gjatë pandemisë, do të zhbëhen me ardhjen në pushtet të PD-së.

Sipas Bashës, kryeministri Edi Rama s’ka asnjë plan as për pandeminë dhe për ekonominë, ndërsa shton se ai është vetëm një gjobëvënës.

“Ky është një shet gjobvënës. Cila është përgjigja për humbjen e vendeve të punës? Gjoba për maskën. Cila është përgjigja për mungesë e investimeve? Gjobat. Aq sa luftohet Covdi me autoblind, aq luftohet edhe me gjoba. Çdo masë e marrë në arbitraritet nuk njihet nga ne. Jo vetëm që nuk njihet dhe do të zhbëhet. Por edhe ata që i kanë marrë këto masa do të mbajnë përgjegjësi. Prandaj i ka kapur paniku.Në qeveri këtë që kam propozuar si plan do e bëj realitet”, tha Basha./ Opinion.al

Pas