Aktualitet

COVID-19/ Akademia e Shkencave: 50% e popullsisë në Tiranë me imunitet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:11 - 30/12/20 |
Opi Nion

Sot Akademia e Shkencave nisi të prezantojë përmes një konference shtypi, rezultatet mbi fazën e dytë të studimit seroepidemiologjik për gjendjen e imunitetit të popullsisë në situatën e pandemisë  COVID-19.

Rezultatet po paraqiten nga drejtuesit e projektit akademiku Genc Sulçebe dhe profesor Alban Ylli. Mësohet se, nga ky studim është dalë në përfundimin se rreth 50% e popullsisë në Tiranë ka tashmë antitrupa për Covid-19. Kurse, në rang kombëtar, imuniteti për Covid-19 është rreth 25%.

“Në Shqipëri niveli i imunitetit dhe i kontaktit me virusin duket se është 25%. Imuniteti është ende i ulët përvec Tiranës ku presim valë më të ulta. Në Tiranë imuniteti ëhstë 50%, por ende popullata e pergjitshme ka potencial te qarkulloje virusin. Është lajm i mirë imunizimi në kryeqytet, por nuk ka arsye të festojmë”,- tha Alban Ylli.

Drejtuesit e projektit u shprehën se imuniteti në Shqipëri është relativisht i ulët dhe për këtë arsye duhet të kemi shumë kujdes. Po ashtu, ata thanë se deri më tani nuk ka të dhëna që versioni i ri i koronavirusit ka vdekshmëri më të lartë./ Opinion.al

Pas