Kronikë

Tregtonte fishekzjarre, arrestohet pronari i biznesit në Lezhë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:40 - 30/12/20 |
Opi Nion

Policia e Lezhës ka arrestuar pronarin e një biznesi pasi është konstatuar tregtonte fishekzjarre me fuqi të lartë shpërthyese.

Po ashtu, janë sekuestruar qindra fishekzjarrë dhe kapsolla me fuqi të lartë shpërthyese të rrezikshme për jetën e qytetarëve gjatë përdorimit civil të tyre.

I arrestuari B.R. 56-vjeç akuzohet Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”, “Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin”, “Shkelja e të drejtës së pronësisë industriale” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”.

NJOFTIMI I PLOTË
Si rezultat i kontrolleve të pandërprera të nisura që prej fillimit të muajit dhjetor, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në një dyqan me artikuj ushqimorë në lagjen “Nënë Tereza”, Lezhë, kanë gjetur një sasi lëndësh piroteknike të rrezikshme për jetën e qytetarëve, në rast përdorimi nga fëmijët apo personat e paautorizuar për përdorimin e tyre.

Pronari i dyqanit, shtetasi B. R., 56 vjeç, banues në Lezhë, u shoqërua në ambientet e Policisë dhe në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i tij, për veprat penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”, “Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin”, “Shkelja e të drejtës së pronësisë industriale” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të tregtimit apo përdorimit të fishekzjarrëve dhe lëndëve piroteknike, duke iu garantuar ruajtje të anonimatit dhe reagim të shpejtë e të paanshëm. Njëkohësisht, Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe të bizneseve që të respektojnë masat anticovid në interes të shëndetit të qytetarëve dhe të festojnë ndërrimin e viteve në shtëpitë e tyre, pasi nuk do lejohen daljet nëpër rrugë e sheshe.

Pas