Aktualitet

QSUT ndërpret punën me mjekun Ilir Allkja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:06 - 30/12/20 |
Doriana Çepunaj

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka ndërprerë marrëdhëniet e punës me mjekun e Urgjencës, Ilir Allkja.

Sipas QSUT-së, Allkja ka shkelur kodin etik të punonjësit, prandaj nuk duhet të vijojë të jetë më mjek pranë këtij shërbimi shtetëror.

Ndër të tjera në shkresën zyrtare të QSUT-së theksohet se stafi është i lirë të shprehë mendimet e tij në publik, por duhet të ruaje konfidencialitetin e punës dhe të mos sulmojë institucionin përmes komenteve dhe opinioneve.

Vendimi me numër 981 është marrë gjatë ditës së sotme nga drejtori i përgjithshëm i këtij institucioni Enkelejdi Joti./Opinion.al

Pas