Rajoni

Cikloni Ianos godet Kretën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:38 - 19/09/20 |
el ida

Cikloni “Ianos” ka mbërritur në Kretë. Ai ka prekur më së shumti anën perëndimore të ishullit.

Shirat e rrëmbyeshëm nisën prej mesditës në prefekturën e Chanias por u shfaqën edhe në Heraklion. Shumë zona u zhytën në errësirë dhe shumë pemë u rrëzuan.

Rrugët kanë marrë pamjen e lumenjve, teksa era e fortë e bën thuajse të pamundur lëvizjen.

Sakaq, thuajse të gjitha fluturimet dhe transportet tokësore në Greqi janë anuluar dhe turistët janë këshilluar të qëndrojnë brenda.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka dërguar disa zyrtarë qeveritarë në zonat më të goditura./Opinion.al

Pas