Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë shqise i shqetësohet Linda Ramës në këtë fjali të burrit të vet?

2015/12/20 at 5:00 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Çfarë shqise i shqetësohet Linda Ramës në këtë fjali të burrit të vet?

Nga Desada Metaj


Kam një vlerësim shumë të lartë për zonjën e kryeministrit. Jo vetëm për profilin e ulët që ajo mban në publik, por dhe për distancën që Linda Rama krijoi që në fillim me politikën dhe median në përgjithësi. Si një grua e martuar me një politikan që ka parë, dëgjuar dhe deklaruar shumë për miq dhe armiq, ajo nuk u përfshi asnjëherë në debate ku jo rastësisht kundërshtarët politikë edhe tentuan t’a përfshijnë. Këtë përshtypje e pata deri dje, kur media publikoi një fjalim të zonjës Rama ku ndër të tjera kishte kritika “të ëmbla” për qeverinë dhe “shuplaka” për politikën në përgjithësi dhe median.

E ndodhur në një darkë private me zonja të gazetarisë, një traditë vërtet e bukur dhe e mbajtur me kujdes larg vëmendjes së medias, këtë vit Linda Rama, ndryshe nga çdo herë tjetër lexoi dhe nje fjalim të shkruar me kujdes, ku nuk mungonin citimet dhe nga një prej shkrimtarëve të dashur të burrit të saj, Milan Kunderës. Një fjalim, ku ajo tregonte bezdisjen nga debatet (sipas saj të stisura dhe banale) të medias. Dhe e lexoi këtë në një darkë ku veç atyre që drejtojnë spektaklet që i pëlqejnë zonjës dhe kryeministrit, ka dhe gazetare që ftojnë apo shkojnë në çdo studio televizive.

Ç’ta ketë shtyrë zonjën Rama të jetë kaq kritike në këto momente? Mendimet dhe opinionet e saj, apo thjesht nje strategji e re për marrëdhëniet me publikun e stisur në momentet e vështira të qeverisjes nga bashkëshorti i saj? Në respekt të diskrecionit të saj gjatë kësaj kohe, çdo pyetje që mund t’i drejtohej asaj për punët e Edi Rames do më dukej i pavend. Por në kohën kur zonja Rama heq petkun e Lindës dhe vesh atë të gruas së shefit të qeverisë që mendon se problemi janë kritikët e qeverisë, me të drejtë më lind një pyetje. Çfarë mendon zonja Rama për fjalorin e burrit të saj në parlament, ndërsa në fjalimin qe e publikoi dhe në media shkruante :

“Mua më vret gjithnjë e më shumë, rendja gjithnjë edhe më tepër e medias drejt përplasjeve kaq shpesh të stisura e kaq përgjithësisht banale në skenën politike. Më vret si diçka që më dhunon syrin, veshët, por edhe inteligjencën; një lloj force e dobësisë njerëzore që të merr peng dhe të shkëput nga konteksti dhe realiteti ku jeton. Kam ndjesinë gërryese që tanimë kjo është kthyer në një sëmundje, që i ngjan një loje, por që në fakt dëmton përditë rrugët tona të të menduarit dhe gjykuarit”

A e ndjek zonja Rama parlamentin e së enjtes dhe a ka dëgjuar ndonjëherë shprehjet banale që i përdor dhe bashkëshorti? Nëse jo, ja ku është një video e shkurtër, një nga qindra herët kur parlamenti degradon në shfaqjen më banale të mundshme të një shoqërie.

http://youtu.be/KKtK1WVVG60



Ju sugjerojmë

Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
Bota

“I kërkova Izraelit armëpushim me Hezbollahun”, Trump: Ndonjëherë duhet të logjikosh

19 Qershor, 2026 10:10 pm
“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos
Sport

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos

19 Qershor, 2026 8:35 pm
Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata
Aktualitet

Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata

19 Qershor, 2026 8:19 pm
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit
Bota

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit

19 Qershor, 2026 7:41 pm
Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
Bota

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

19 Qershor, 2026 6:36 pm
Shefi i NATO-s, Mark Rutte: Evropa e ka marrë mesazhin nga Trump
Aktualitet

NATO: Shqipëria nuk e plotësoi 2 % e Prodhimit të Brendshëm Bruto

19 Qershor, 2026 6:22 pm
Algjeria ankohet te FIFA për mosndëshkim me karton të kuq të Lionel Messit
Sport

Algjeria ankohet te FIFA për mosndëshkim me karton të kuq të Lionel Messit

19 Qershor, 2026 5:02 pm
Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
Bota

Trump: Pa mua Izraeli nuk do ekzistonte

19 Qershor, 2026 4:02 pm
Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror
Sport

Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror

19 Qershor, 2026 3:47 pm
Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël
Politikë

Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël

19 Qershor, 2026 3:09 pm
Para
Autokritika/ Anderlehti i Besnik Hasit mund thellë Bryzhin rival

Autokritika/ Anderlehti i Besnik Hasit mund thellë Bryzhin rival

Skemë mashtrimi 1.5 mln $, për gjykim 7 persona

Skemë mashtrimi 1.5 mln $, për gjykim 7 persona

Maqedoni/ Themelohet universiteti i dytë në gjuhën shqipe

Maqedoni/ Themelohet universiteti i dytë në gjuhën shqipe

Please login to join discussion















TE FUNDIT

“I kërkova Izraelit armëpushim me Hezbollahun”, Trump: Ndonjëherë duhet të logjikosh

Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
19 Qershor, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha në një intervistë telefonike me NBC News se foli sot “me Izraelin” dhe i...

Lexo më shumë

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos
19 Qershor, 2026

Barazimi 1-1 i Portugalisë ndaj Republikës Demokratike të Kongos në Kupën e Botës ka nxitur debate të forta dhe akuza...

Lexo më shumë

Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata

Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata
19 Qershor, 2026

Qytetarët janë mbledhur edhe sot në Sheshin Skënderbej, në ditën e 20-të të protestës së tyre në kryeqytet. Pas grumbullimit...

Lexo më shumë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit
19 Qershor, 2026

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00 sipas orës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}