Life Style

Çfarë problemi kanë burrat me astrologjinë?


               Publikuar në : 20:22 - 10/11/19 |
el ida

Duket se në përgjithësi, gratë tërhiqen më shumë nga astrologjia, ndërsa burrat jo dhe aq pasi sipas një studimi vetëm 20% e tyre besojnë në të. Si për ironi, arsyen mund ta shpjegojë astrologjia.

Astrologu Corew Cowds thotë se ka të bëjë gjithçka me Diellin dhe Hënën.

“Çdo shenjë ndahet në energji femërore dhe energji mashkullore. Energjia mashkullore është si Dielli, ndërsa ajo femërore si Hëna. Dielli nuk tenton të ndryshojë, është më i qëndrueshëm teksa ‘punon’ për të realizuar stinët në Tokë. Pra, burrat janë më të prirur për të qenë më të qëndrueshëm dhe të besojnë gjërat kontrete.”, thotë Cowds.

Megjithatë, nuk janë të paktë ekspertët që theksojnë se gjatë raporteve të ndryshme, shoqërore dhe romantike, pas disa kohësh, djemtë fillojnë të interesohen për shenjat e horoskopit, në rast se dikush tjetër është i fiksuar me to dhe i përmend gjatë gjithë kohës./Opinion.al

Pas