Bota

Sulm me eksploziv, plagosen pesë ushtarë italianë në Irak


               Publikuar në : 21:07 - 10/11/19 |
el ida

Disa ushtarë italianë në Irak kanë re pre e një sulmi me eksploziv, teksa ishin duke zhvilluar një stërvitje. Për pasojë 5 prej tyre kanë mbetur të plagosur, nga të cilët 3 në gjendje më të rëndë.

Lajmi u bë i ditur nga ministria italiane e Mbrojtjes, e cila ka bërë të ditur se ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së dielës në Palkana.

Pesë ushtarët e plagosur u evakuuan menjëherë me anë të një helikopteri të forcave amerikane, duke u transportuar në spital, ndërsa për këtë ngjarje të rëndë reaguan edhe Presidenti italian Mattarela, Kryeministri Conte dhe ministri i Mbrojtjes, të cilët thanë se po ndjekin me vëmendjen situatën.

Ndërkaq për këtë situatë ka reaguar edhe presidenti i Republikës, Ilir Meta përmes një postimi në “Facebook” duke shkruar se lutjet shkojnë për ushtarët italianë, për një shërim sa më të shpejtë të tyre.

Postimi i Ilir Metës:

Me dhimbje të thellë dhe shumë shqetësim mora lajmin e plagosjes në një atentat të pabesë në Irak, të disa ushtarëve italianë.

Lutjet dhe mendimet e mia shkojnë për ta, me urimin për shërim sa më të shpejtë, si dhe për familjarët e tyre, në këto momente shumë të vështira! 🇦🇱🇮🇹

Pas