Life Style

Çfarë nuk duhet ti thoni kurrë dikujt që e kanë tradhtuar


               Publikuar në : 20:38 - 10/11/19 |
el ida

Ka disa gjëra që nuk i duhen thënë kurrë dikujt që është tradhtuar më parë.

Nuk është punë për ty!

Nëse partneri ju pyet se ku po shkoni apo çfarë po bëni, bëni mirë t’i jepni një përgjigje me kuptim dhe të gjatë. Një fjali si kjo më lart do të interpretohej keq dhe si përpjekje e jotja për t’i fshehur diçka. Ndërtoni fillimisht besim!

Unë s’jam si ata, s’do të ta bëja kurrë këtë!

Na vjen keq ta themi këtë, por shumica e njerëzve që tradhtojnë thonë ekzaktësisht të njëjtën gjë. Ajo e ka dëgjuar këtë fjali shumë kohë më parë, kështu që thjesht mos ja thuaj.

Po bëhesh paranojak!

Kjo është gjëja më e keqe që mund t’i thuash dikujt që është tradhtuar më parë. Do t’i bëj ata të ndihen si fajtor për dramat e kaluara dhe mund t’i lini me pasoja sërish. Kujdes!

Po më përcjell pasiguritë e tua!

Është e vështirë për dikë të bëj përpara kur ka kaluar një situatë të tillë, por nëse doni t’i ndihmoni mos ja thoni frazën më lart.

Nuk është e shëndetshme që ata të kenë frikë të shprehin emocionet dhe ndjenjat, por në vend që t’i akuzoni, mbështetini. Mos i bëni të ndihen edhe më të pasigurtë!

Duhet ta lësh pas të shkuarën!

Sikur të ishte kaq e thjeshtë. Për ta kaluar vërtet një eksperiencë të hidhur, duhet të flasësh për të, jo të bësh sikur s’ndodhi gjë kurrë. Askush s’mund ta lërë të shkuarën të shkojë nëse nuk është i sigurt se pasojat e saj nuk do të ndikojnë më në të ardhmen./Opinion.al

Pas