Bota

Çfarë po bënte Melani Trump kur në SHBA po protestohej?


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:48 - 10/01/21 |
Semiljana Azizi

Protesta e dhunshme e zhvilluar pak ditë më parë në SHBA e cila la pas 5 të vdekur e dhjetra të plagosur duket se është shuar.

Por ajo e cila ka indinjuar sëfundmi amerikanët është veprimi i Zonjës së Parë të SHBA Melani Trump.

Sipas Daily Mail, Zonja e Parë e vendit gjatë kohës që Amerika po ziente dhe përleshej në një protestë të thirrur nga bashkëshorti i saj, Donald Trump, ishte duke përgatitur terrenin për një fotosesion. Sipas të njëjtave burime, Melanias iu kërkua që të bindte bashkëshortin e saj që të dilte dhe t’i kërkonte turmës që të tërhiqej, por ajo refuzoi duke vazhduar që të rregullonte tryezën ku do të bënte fotografitë.

Zemra e qeverisë amerikane ishte nën rrethim, vetë demokracia jonë ishte në rrezik, por zonja Trump po rregullonte me qetësi qelqurinat prej porcelani për fotografitë,” tha burimi, duke shtuar se edhe personat më besnikë të mbetur të Trump mbetën “të tronditur” nga veprimet e saj ./Opinion.al

Pas