Aktualitet

Darka e ministrave në Dubai, Rama tregon nga kush mbulohen shpenzimet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:04 - 10/01/21 |
Semiljana Azizi

Fotot dhe videot e ministrave të kabinetit Rama në Dubai, teksa ishin duke darkuar kanë bërë zhurmë në rrjet, duke nxitur reagime të ndryshme.

Ditën e sotme ka qenë vetë kryeministri Edi Rama, i cili ka replikuar me një komentues në “Facebook” në lidhje me pamjet e publikuara.

Rama shprehet se në Dubai ka qenë një grup i madh personash jo vetëm nga kabineti qeveritar. E sipas Kryeministrit shpenzimet janë të paguara nga pala pritëse.

Reagimet e Rames:

1- Mos u mbyt ne portalet e atyre qe vetem hedhin helm, po informohu dhe do ta mesosh qe ne Dubai ka shkuar nje grup i madh me perfaqesues te qeverise, pushtetit vendor, mediave, me ftese nga pala pritese dhe s’kane shkuar per karkaleca po per te sjelle investime ne Shqiperi, nderkohe qe tere shpenzimet mbulohen prej mikpritesve, keshtu qe kjo qe thua s’ka asnje lidhje, ndersa lokalin e vogel nuk besoj te ta mbylle qeveria, se qeveria nuk mbyll lokale dhe ty nuk te ka lene jetim, sepse kush ka lokal te vogel i jane hequr taksat e qeverise dhe i jane bere ZERO!

2 – Patjeter qe e kam pare dhe ja ku e ke edhe pergjigjen, shume e thjeshte! Dhe me kete rast mesoje se qyshse kam ardhur une ne qeveri ministrat e kane te ndaluar te shkojne me pushime jashte shtetit, perfshire edhe mua natyrisht! Keshtu qe zgiidh e merr, o faktet o perrallat me gjelle pasanikesh!

3 – Sigurisht qe nuk kam lidhje me genjeshtren, sepse nuk jam as portal, as shqupatar, po kam detyren te them te verteten per gjithcka bejme ne kete detyre! Ka nje shprehje te bukur qe thote kur genjeshtra ka bere xhiron e botes e verteta akoma s’ka veshur pantallonat dhe e di pse, sepse ka shume njerez qe priren t’i besojne genjeshtrat me shume se sa te vertetat! Zgjidh e merr, po mesoje me kete rast qe kur une them fakte, nuk i luan as topi, sepse faktet verifikohen nuk jane si dokrrat! Shendet e me te mira./Opinion.al

 

 

 

 

Pas