Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë mësuam nga historia 100 vjet pas armëpushimit

2018/11/18 at 4:59 PM
në Komente
Kohë leximi: 4 min
A A
Çfarë mësuam nga historia 100 vjet pas armëpushimit

Armët ranë në heshtje një shekull më parë

Pak pas 11 nëntorit të 1928, një tren u ndal në një pyll në Compiegne, pranë Parisit. Një tren tjetër hapi krahun në një udhë aty pranë. Pas katër vite luftimesh, delegatët e qeverisë gjermane kërkuan një armëpushim nga Ferdinand Foch, komandanti i forcave franceze. Foto të rralla të ngjarjes, të zymta njëlloj si kujtesa, tregojnë tymin e motorrëve që gjarpëron midis pemëve dhe grupe ushtarësh pranë binarëve. Në orën 5:51 të mëngjesit gjermanët nënshkruan paqen nën dritën e llambave prej bronzi mbi një makinë ngrënie të veshur me dru tik. Në orën 11 të mëngjesit armët ranë në qetësi përgjatë frontit 400 kilometra të gjatë. Ushtima e tyre u zëvendësua me kambanat e kishave.


Kjo paqe i dha fund një makthi kolektiv intensiv të pakrahasueshëm. Lufta e parë botërore nuk ishte vetëm një tragjedi e madhe. Për 67 milionë që luftuan, ishte një parakalim në ferr. Nga 10 milion të vrarë, të paktë ishin ata që vdiqën nga një plumb në zemër. Shumë prej tyre humbën gjak deri sa vdiqën në tokën që nuk i përkiste askujt. Rënkimet e tyre zgjatën me ditë “si gishta të njomë që tërhiqeshin poshtë një parvazi gjigand”. Kështu shkroi një toger britanik në Betejën e Somme. Të mbijetuarit e traumatizuar shpesh flinin në kanale të hapura. Ata luteshin e kërkonin nënat e tyre ndërsa eprorët i urdhëronin të dilnin në krye.

Në Compiegne vizitorët sot mund të shohin unaza argjendi me iniciale LV, MJ, SH, G ose tërfil me katër fletë. Shohin tuba me shenja dhëmbësh që dikur i kanë shtrënguar, një krem për pickime insektesh, hapëse letrash të gdhendura nga guackat. Gjejnë emrat e të dashurave të ngjitura në brisqe (Marguerite, Mile Rose-Marie). Një humor stoik gjithashtu luajti rolin e vet. “U godita. Hodha sytë rreth e qark dhe pashë që këmba ishte shkëputur dhe kishte goditur shokun mbas meje (i cili u mërzit shumë për këtë gjë)”. Kështu shkroi stërgjyshi i Charlemagne në ditarin e tij në 1915, jashtë Ypres.

“Parakaluesit e historisë”

Memoriali në Compiegne fokusohet te liderët, “parakaluesit e historisë” siç i quan Geert Mak, një historian holandez. Artefakti kryesor është një kopje karroce ku u ulën delegatët francezë e gjermanë. Jashtë, një statujë e Foch ngrihet.  Në hyrjen e dhomës ku ndodhet karroca, lexohet një citim i Winston Churchill: “Ata që nuk mësojnë nga historia, dënohen për ta përsëritur atë”.

Lufta e parë botërore ndodhi sepse një brez udhëheqësish viktorianë mori përsipër rendin e qëndrueshëm që kishte mbizotëruar në shumicën e Evropës për dekada të tëra. Ata duhet t’i kishin lexuar librat e tyre të historisë. Megjithatë, lufta ishte gjithashtu një përrallë e forcave përtej fuqisë së ndonjë udhëheqësi. Fati ishte ndihmuesi më i madh i “Luftës së Madhe”. Vrasja e kryepeshkopit Franz Ferdinand në 1914 nuk do të kishte ndodhur nëse shoferi s’do të kishte ngatërruar rrugën në Sarajevë. Përparimi i ushtrisë gjermane u ndërpre në Nieuëpoort nga një portier që përmbyti zonat përreth. Politikat e ngatërruara të Berlinit e shtynë Gjermaninë të padiste për paqe në 1918.

Barkat gjithashtu nuk kishin harta. Gazetat e dhanë lajmin me një ndjenjë çlirimi. “Lufta mbaroi!” bërtisnin londinezët gjatë ceremonisë kur u dha lajmi. Makthi dukej se kishte mbaruar, por nuk kishte mbaruar. Armëpushimi dhe traktatet e paqes në 1919 dhe 1920 i dhanë një tjetër formë hartës së Europës dhe Lindjes së Mesme. Gjithashtu mbolli hakmarrje te të mundurit që kërkuan konflikte në të ardhmen. Shumë u rikthyen nga fronti të zemëruar, traumatizuar, të plagosur, të prekur ose të katërta këto. Francezët i quanin Gueules cassees (fytyra të hequra). Një i lindur në Austri do ta çonte sërish Gjermaninë në luftë dy dekada më vonë, dhe në vitin 1940 do t’i bënte francezër të nënshkruanin dorëzimin e tyre në të njëjtën karrocë hekurudhore në Compiegne.

Fuqia e maktheve

Kujtimet janë kudo. Dy pllaka në stacionin e Compiegne listojnë 23 të vrarë në luftën e parë dhe 20 të vrarë në luftën e dytë. Kalldrëmet prej guri shkëlqejnë nga rruga gjermane ku dikur jetonin viktimat e Holokaustit. Kujtimet jetojnë nën ditare ose kalohen gojë më gojë nga familjet. Moti i nxehtë i verës së kaluar ekspozoi predha dhe plumba në lumenjtë e tharë. Të tjera artefakte mbetet të fshehura. Versioni origjinal i Traktatit të Versajës humbi, e ndoshta prehet i harruar në ndonjë papafingo a bodrum gjerman.

“Europa është një kontinent në të cilin lehtësisht mund të udhëtosh nga epoka në epokë,” shkruan Mr Mak. BE-ja, e krijuar nga rrënojat e të dyja luftërave, “e qepi” kontinentin sërish në frymën e leksioneve të nxjerra: paqe, vllazëri, bashkim në diversitet.

Gjatë mund të vazhdojë mësimi. Sidoqoftë, është e domosdoshme modestia, për forcat më të mëdha se ato të mençurisë dhe fuqisë së shoqërive madje edhe historikisht të vetëdijshme. Shovinizmi kombëtar jeton përkundër Somme-se. Anti-semitizmi jeton përkundër Holokaustit. Kapaciteti i shoqërive për të imagjinuar kolapsin dhe barbarizmin në terma organesh të brendshme zbehet me kalimin e kohës. Gjithçka evropianët mund të bëjnë është të jenë vigjilentë dhe të përulur para këtyre forcave. Të zhyten në valët e historisë kur të jetë e mundur, të kapen fort pas njerëzimit të tyre dhe të jenë mirënjohës që e kaluara dhe e tashmja e kontinentit të tyre tani janë përgjithësisht në harmoni, të paktën tani për tani. Si linjat e trenave që udhëtojnë sëbashku në pyje./Përshtati: Elena Lika – Opinion.al

 

Etiketa: bee shkuaraeuropakomentleksione


Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
‘Një grua për nuse’, ja cilat shenja horoskopi janë bashkëshorte ideale

'Një grua për nuse', ja cilat shenja horoskopi janë bashkëshorte ideale

Përdoruesit e Android tashmë mund të personalizojnë Sticker-at në WhatsApp

Përdoruesit e Android tashmë mund të personalizojnë Sticker-at në WhatsApp

Greqia ndalon kalimin e autobusëve dhe kamionëve nga Kapshtica

Greqia ndalon kalimin e autobusëve dhe kamionëve nga Kapshtica
















TE FUNDIT

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e PS-së në Fier, Belinda Balluku, në një lidhje për emisionin 'Opinion', hodhi akuza ndaj kundërshtarit të saj,...

Lexo më shumë

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
14 Maj, 2025

Njëjtë si kryedemokrati, edhe drejtuesja politike e PD-së për diasporën Jozefina Topalli pretendon se votat janë manipuluar masivisht në rang...

Lexo më shumë

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Belinda Balluku, pati një lidhje live mbrëmjen e sotme me emisionin...

Lexo më shumë

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
14 Maj, 2025

Nga Parku Olimpik, drejtuesja e PS-së në qarkun e Fierit, Belinda Balluku foli për rezultatet e deritanishme, duke shprehur mirënjohje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com