Gjykata e Lartë ka kthyer çështjen e Saimir Tahirit në Apelin e GJKKO. Tashmë Tahiri do të rigjykohet nga Shkalla e Dytë e cila do të marrë një vendim përfundimtar.
Në përfundim të seancës para gjykatës në një prononcim të shkurtër për mediat Tahiri tha:
“Do ndjekim procedurën dhe do shkojmë prapë në Gjykatën e Apelit”.
Nga ana tjetër Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish-drejtorit të Policisë Vlorë, Jaeld Cela për t’u liruar.