Aktualitet

Çështja ‘Shullazi’ dhe krimet, Tahiri paralajmëron shkarkime



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:59 - 04/05/16 |
root

Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri ka mbledhur të martën në mesditë drejtorët qendrorë dhe ata vendorë, pas disa ngjarjeve të ndodhura, situatës së krijuar me Emiljano Shullazin dhe disa prej ngjarjeve të rënda kriminale të ndodhura në vend.

Lajmi është bërë i ditur për Report Tv nga burime të Policisë së Shtetit që thanë se mbledhja është kryer në ambientet e përkohshme të Ministrisë së Brendshme, në Gardën e Republikës. Gjatë mbledhjes, Tahiri ka paralajmëruar shkarkime dhe transferime në ato komisariate apo drejtori ku janë vërejtur probleme me kriminalitetin apo ngjarje të rënda.

Ministri i Brendshëm ka kërkuar gjithashtu nga drejtuesit vendorë të policisë që elementë me tendenca të forta kriminale, sidomos ata të njohur për armëmbajtje pa leje apo krimet ndaj jetës të mbahen më tepër në vëzhgim. Mësohet se Tahiri, nuk ka lënë pa përmendur edhe elementë të njohur të grupeve kriminale që janë goditur apo që veprojnë në vend dhe kryesisht në Tiranë.

Për ta Tahiri ka kërkuar më tepër mbikëqyrje nga policia dhe hetime me metoda speciale për dokumentimin e aktiviteteve kriminale të tyre. Po ashtu ai ka kërkuar informacion të hollësishëm në lidhje me vrasjen e ndodhur në kryeqytet, ku u vra Elton Çiço.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas