Aktualitet

Biznesmeni nga Vlora: Bojaxhi mashtrues, më mori 30 hektarë tokë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:00 - 04/05/16 |
b.f

Lajmi për verifikimin e pasurisë së Gjergj Bojaxhi, pas dyshimeve se ai mund të jetë përfshirë në një skemë të pastrimit të parave dhe mashtrimit, është pasuar me një tjetër akuzë publike për ish –drejtorin e KESH përballë një akuze publike. Biznesmeni i njohur vlonjat në fushën e ndërtimit, Sulo Shehu, e akuzon se Bojaxhi e ka mashtruar me një pronë prej 30 mijë metra katrorë në Pyllin e Sodës, në Vlorë, aty ku është ndërtuar Petrolifera.

“Jam i shokuar. Ai ka gisht në tokën që më mori ‘Petrolifera’ në mënyrë të padrejtë. Edhe sot jam ende në gjyq me këtë firmë, ndonëse unë kam të gjitha dokumentet e vendimet që prona është e imja”, thotë në një intervistë për gazetën Panorama biznesmeni.

Akuzën për Bojaxhi, në lidhje me pronën 30 mijë metra katrorë, Sulo Shehu e ka të drejpërdrejtë.

“Në të vërtetë, ashtu si dhe unë e kam me vendim gjykate, prona ku sot po funksionon “Petrolifera” është e imja. Janë mbi 30 mijë metra katrorë që ua kam blerë pronarëve që në vitin ’98, pasi ata e përfituan me vendim të Komisionit të Kthimit e Kompensimit të Pronave. E kam pastruar vetë gjithë atë sipërfaqe, me djersë e punë se ishte tërësisht e bllokuar me inerte e gëlqere, por sot, falë Gjergj Bojaxhiut, nuk e shfrytëzoj”.

Problemet me pronën, – thotë biznesmeni – kanë nisur në vitin 2007, vit ky që përkon me emërimin e Gjergj Bojaxhi në postin e drejtorit të KESH.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas