Politikë

Çelja e negociatave, më 28 korrik PS organizon manifestim në sheshin “Skëndërbej”



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:28 - 21/07/22 |
Opi Nion

Në kuadër të çeljes së negociatave, Partia Socialiste po përgatitet për të mbajtur një manifestim të madh në Sheshin Skënderbej.

Mësohet se manifestimi do të mbahet në datën 28 Korrik, në orën 19:00. Kryeministri Rama ka lënë porosi drejtuesve të qarqeve që të organizohen për  një manifestimi të madh me sa më shumë qytetarë.

Drejtuesit politik të qarqeve, pasi kanë zhvilluar takimin me Ramën, kanë nisur takime me kryetarët e degëve, ku kanë pasuar porosinë që të mbledhin sa më shumë qytetarë në manifestim.

Një ditë pas çeljes së negociatave me Bashkimin Europian, në godinën e kryeministrisë është ngritur flamuri i BE-së. Të pranishëm në këtë ceremoni, ishin kryeministri Edi Rama, diplomatë të huaj, krerët e komuniteteve fetare, si dhe ministra e deputetë të PS-së, ndërsa mungonte opozita.

Më 19 korrik Shqipëria shënoi një hap historik drejt integrimit të vendit në BE, atë të çeljes së negociatave, pas pritjes disa vjeçare. Kryeministri Rama tha se tashmë bëhet fjalë për një rrugëtim për jetë a vdekje në në vrapin e fundit drejt anëtarësimit të plotë. Eurokomisioneri Varhelyi dhe Borell vlerësuan përpjekjet e qeverisë dhe thanë se tashmë duhet konsensus politik për të ecur më tej.

Pas