Aktualitet

Ambasadori britanik: Nuk do të bëjmë publike emrat e shpallur “non grata”



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:44 - 21/07/22 |
Opi Nion

Lidhjet e politikës me krimin janë një shqetësim për rajonin e Ballkanit, për këtë arsye Mbretëria e Bashkuar ka vendosur të ndërmarrë një regjim të ri sanksionesh për çdo individ nga ky rajon që ka përfituar financiarisht nga këto lidhje, e që mund t’i investojë në territorin e saj.

Ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King-Smith, në një intervistë për Tv Klan sqaron se ky është vetëm hapi i parë i një serie që do të ndërmerret për të ndëshkuar korrupsionin dhe krimin.

“Ju të gjithë keni parë se ne kemi ndërmarrë masa dhe sanksione kundrejt Rusisë në një fushë të gjerë problemesh që lidhen globalisht me respektimin e të drejtave të njeriut dhe korrupsionin. Por kjo është specifike për Ballkanin Perëndimor, është për të gjithë rajonin, pasi ka probleme në lidhjet mes krimit dhe politikës. Ne duhet t’i thyejmë këto lidhje. Ajo çfarë ne do të bëjmë është që të përdorim këtë paketë masash. Ky është vetëm hapi i parë i disa veprimeve që do të ndërmerren. Ne kemi mjete të ndryshme, si për shembull sanksionet kundër korrupsionit, sanksionet financiare dhe ndalimin e emigrimit”.

Ambasadori King-Smith e pohon ndërmarrjen e sanksioneve këtë javë për disa shqiptarë.

“Këtë javë kemi ndërmarrë gjithashtu disa veprime lidhur me çështjen e emigrimit për disa persona shqiptarë të cilët kanë lidhje me botën e krimit dhe korrupsionit”.

Por ndryshe nga Departamenti Amerikan i Shtetit, i cili i bën publik emrat e personave për të cilët ndërmerr sanksione, duke i shpallur non grata, Mbreteria e Bashkuar ka vendosur të mos e bëjë këtë.

“Mbretëria e Bashkuar nuk do t’i publikojë emrat e personave, ose detajet mbi këto veprime që do të ndërmarrim për arsye ligjore”.

Në intervistën për Tv Klan, ai flet dhe për rezervat që ka lidhur me nismën e qeverisë për amnistinë fiskale penale./ Tv Klan

Pas