Aktualitet

Celibashi pas takimit me Kim: Duhet hetuar sasia e parave që marrin partitë politike



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:34 - 15/09/22 |
Opi Nion

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka dhënë detaje për takimin e zhvilluar me ambasadoren Kim dhe deputetët Tabaku, Kryemadhi dhe Gjiknuri në KQZ.

Në një deklaratë për mediat Celibashi tha se Kim shprehu shqetësimin për financimet ruse të partive politike ndërsa theksoi se kuadri ligjor ka nevojë për përmirësim. Sipas tij duhet të jepet mundësi për të hetuar për sasinë e parave që marrin partitë politike dhe nga i marrin.

“Me pak fjalë nga ambasadorja Kim u përcoll shqetësimi i SHBA i partnerit dhe aleatit të SHBA, në lidhje me financimet e huaja të politikës shqiptare në mënyrë specifike të politikës ruse. Nga infot e fundit që zotërojnë përcolli këtë shqetësim tek aktorët politikë shqiptarë me qëllim që të rrisin vëmendjen dhe çfarë është në fuqinë e tyre për të bërë më mirë me qëllim që financimet e huaja të mos kenë ndikim në politikën shqiptare. Mund të them që ka nevojë për përmirësim të kuadrit ligjor, të jepet mundësi praktike për të hetuar për sasinë e parave që marrin partitë politike dhe nga i marrin. Natyra e diskutimit ishte informuese dhe e përcjelljes së një shqetësimi, nuk u bënë diskutime si të rrisim vëmendje”, tha ai.

Pas