Kronikë

Video/ Drift dhe manovra të rrezikshme, momenti kur i riu përplas 3 qytetarë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:50 - 15/09/22 |
Opi Nion

Pamjet e mëposhtme vijnë nga aksidenti i rëndë i mbrëmjes së të mërkurës në Berat, ku një 31-vjeçar përplasi tre qytetarë.

Sikurse duket nga pamjet filmike, Leon Simoni pak para se të aksidentojë qytetarët ka kryer manovra të rrezikshme me makinën e tij.

Video është xhiruar nga kamerat e sigurisë së një pike karburanti në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Kombinatit”.

31-vjeçari me automjetin e tij tip “Benz” me targa angleze pasi humbi kontrollin e mjetit përplaset me një automjet të parkuar tip “Fiat” dhe plagosi rëndë drejtuesin e këtij mjeti Shkëlqim Kapxhiu, 63 vjeç dhe dy këmbësoret Blerina dhe Mersine Nerjaku, 45 dhe 37 vjeç.

Më pas autori i ngjarjes u arrestua nga uniformat blu. Mësohet se pas aksidentit 31-vjeçarit i është bërë testi i alkoolit por ka rezultuar me 0%. Sakaq, policia ngriti dyshimet se i riu mund të ketë qenë nën efektin e lëndëve narkotike. Në këtë mënyrë Simoni u dërgua në Spitalin Rajonal të Beratit për kryerjen e analizave të gjakut për drogë dhe policia është në pritje të rezultateve përkatëse.

Sa i përket gjendjes shëndetësore të të plagosurve mësohet se dy këmbësoret Blerina dhe Mersine Nerjaku ndodhen jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Beratit, ndërsa 63-vjeçari Shkëlqim Kapxhiu ndodhet në spitalin traumës në gjendje të rëndë shëndetësore./Opinion.al

 

 

Pas