Politikë

Balla: Mediat ruse janë financuar për të transmetuar live protestat e PD-së



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:45 - 15/09/22 |
Opi Nion

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në seancën e sotme plenare foli për financimin rus ndaj PD-së në vitin 2017. Balla tha se çështjen e lobimit rus e kishte ngritur kohë më parë në Kuvend por që sipas tij askush nuk e kishte dëgjuar.

Ndër të thera Balla u shpreh se përvec finacimit të 500 mijë euroshit të PD-së, mijëra euro të tjera janë dhënë për financimin e mediave të caktuara ruse. Sipas tij në vitin 2018 dhe 2019, protestat e opozitës të drejtuara nga Berisha dhe Basha jepeshin live në mediat ruse.

“Ik plaku Mere, me gjithë tespihe. Kur dëgjon Saliun të flasë për korrupsionin është si të dëgjosh djallin të flasë për mëkatin.  Kur unë e kam ngritur çështjen e financimit Rus në këtë sallë, nuk e besonit. Shpresoj që gjykata e lartë ta zhbëjë vendimin e padrejtë të gjykatës. Se ky gjyqtari ka anulluar edhe çështjet e pista të Saliut. Ju të rithemelimit kur ishit me Lulin thoshit nuk është e vërtetë. Kur ishit me Lulin, thoshit për lobimin që nuk është e vërtetë, tani që nuk jeni me Lulin thoni është e vërtetë. Lijani drejtësisë. Unë kam besim te drejtësia e re që po lind në rrënojat e drejtësisë së vjetër. Është koha që ne të ndërmarrim të gjitha nismat ligjore përfshirë punën te grupi i posaçëm i komisionit.  Non grata i Bosnjës dhe non grata i Shqipërisë janë problem për të gjithë Ballkanin Perëndimor. Sado pretendoni të bëni parti me një non-grata, do vijë një kohë që do të hani njëri-tjetrin. Ne i besojmë drejtësisë. Detyrat që ka Kuvendi në këto sfida, se financimi është vetëm një çështje. Jo vetëm rasti i 500 mijë euroshit të PD-së, por sa mijëra euro të tjera do të jenë dhënë te financimi i mediave të caktuara. Në 2018, 2019, protestat e opozitës të bashkëdrejtuara nga Berisha dhe Basha, jepeshin live në mediat ruse. Tre orë live në mediat Sputnik”, u shpreh Balla./Opinion.al

Pas