Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çelet në Tiranë ekspozita për Paolo Rossin, Edi Rama: Na jepte shpresë në Shqipërinë e izoluar

2024/02/01 at 5:11 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Çelet në Tiranë ekspozita për Paolo Rossin, Edi Rama: Na jepte shpresë në Shqipërinë e izoluar

U çel këtë të enjte në Tiranë, në ambientet e Muzeut Kombëtar ekspozita mbi jetën dhe aktivitetin e Paolo Rossit, ish-sulmuesit kampion të Italisë që u nda nga jeta tre vite më parë. Veç sendeve të Rossit, në këtë ekspozitë do ketë edhe objekte të legjendave të futbollit botëror dhe atij shqiptar.

Të pranishëm në hapjen e ekspozitës ishin figuara të njohura të sportit në vend dhe jo vetëm. Mes tyre ishte edhe trajneri i njohur, Arrigo Sacchi dhe Ambasadori i Italisë në Shqipëri.

I pranishëm në ceremoninë hapëse, kryeminsitri Edi Rama nuk i kurseu batutat me ish-trajnerin legjendar Arrigo Sacchi, teksa shtoi se Rossi i ka falur buzëqeshje me lojën e tij. Ai shtoi se në Shqipërinë komuniste të viteve kur Rossi ishte në aktivitet, futbolli nuk ishte vetëm një lojë që zgjaste 90 minuta, por një mundësi për të parë botën e lirë që iu ishte ndaluar nga regjimi.

“Mendoni për ne dhe mua nw ato vite që të ishit ju këtu, yje të futbollit në Itali. Unë në vitet e komunizmit shkoja te një mik sepse kishte TV me ngjyra. E kishte TV në kuzhinë dhe aty mbushej plot me njerëz kur kishte ndeshje, ne nuk e imagjinojmë që jeni këtu.

Në Shqipëri kishte dy grupe të mëdha me Italinë dhe Gjermaninë dhe disa të tjerë me kombet e tjera. E dinim se në çdo shtëpi ku kishte televizor, ishin si shkallë stadiumi ku tifozët bënin tifo. Futbolli nuk ishte vetëm topi dhe ndeshja për ne, ishte imazhi i një bote tjetër. Ishte mundësia për të parë një pasqyrë që lëvizte, një ëndërr e ndaluar.

Forca e futbollit nuk është vetëm në atë çka ndodh për 90 minuta. Futbolli ndryshon kultura dhe Paolo Rossi shkoi tej limiteve pa e humbur buzëqeshjen. Shkoi nga kjo botë me buzëqeshje dhe pa lënë asnjë tatuazh nga varri”, tha Edi Rama.

Në fjalën e tij, kreu i FSHF-së Armand Duka tha se Rossi u largua fizikisht, por i ka dhënë shumë futbollit. Njëherazi, Duka zbuloi se kjo ekspozitë u realizua me këmbënguljen e kryeministrit Rama, i pranishëm në ceremoni

“Jam i nderuar të hap këtë ceremoni për Paolo Rossin dhe legjendat e tjera. Kemi shumë miq nga sporti të ftuar. Dua të falenderoj kryeministrin Rama se ka qenë një iniciator që kjo ekspozitë të jetë në Tiranë. Me ne është edhe kreu i Federatës së Futbollit Italian, një mik i yni që ka ardhur në vendin tonë edhe në ditë të vështria të Covidit. Kemi këtu edhe Arrigo Sacchin, një legjendë e futbollit. Kemi edhe arbitrin e Brazil – Itali në vitin 1982.

Ne jemi me fat që kemi parë Paolo Rossin të luajë futboll, sidomos në kulmin e tij në 1982 që i dha titullin kampion Italisë në Botë pas më shumë se pesë dekadash. I ka dhënë kënaqësi futbollit në Itali dhe jo vetëm. Rossi u nda fizikisht nga jeta, por jo nga ato që ka lënë dhe këtë tregon kjo ekspozitë”, tha Armand Duka.

Kjo ekspozitë e veçantë e inauguruar sot në Muzeun Kombëtar dhe do të jetë e hapur për publikun deri më 24 shkurt. Të gjithë të apasionuarit pas futbollit do të kenë mundësinë që të shohin relike dhe sende personale që u përkasin personaliteteve më të mëdha të futbollit botëror ndër vite si Maradona, Pelè, Alfredo di Stefano, Gerd Muller, Giuseppe Meazza, Sandro Mazzola, Bobby Charlton, George Best, Falcao, Lev Yashin, Ferenc Puskas, Franz Beckenbauer, Johan Cruyff, Dino Zoff, Hristo Stoichkov, Lothar Matthaus, Roberto Baggio, Paolo Maldini, Franco Baresi, Marco Van Basten, Michel Platini, Ronaldo, Cristiano Ronaldo, Lionel Messi, Zinedine Zidane, Neymar, Zlatan Ibrahimovic, Luis Figo, Eusebio, Gianluigi Buffon, Francesco Totti, Andrea Pirlo, Kylian Mbappe, Erling Haaland, Luka Modric e shumë të tjerë.

Por jo vetëm, pasi në këtë ekspozitë do t’i kushtohet një hapësirë e veçantë edhe historisë së futbollit shqiptar, e kuruar Federata Shqiptare e Futbollit, ku do të vendosen objekte, relike dhe foto të momenteve historike si dhe një zonë të rëndësishme në katin e dytë të Muzeut kushtuar legjendave të historisë së futbolli ndërkombëtar.

Falë mbështetjes së FIFA-s dhe disa prej koleksionistëve më të rëndësishëm në botë do të sillen në këtë ekspozitë gjithashtu një sërë objektesh unike si fanella, këpucë, tuta, topa, foto, dokumente, trofe dhe medalje, që u përkasin legjendave më të mëdha të futbollit botëror duke përfshirë edhe fanellat e 47 fituesve të Topit të Artë nga viti 1956 e deri më sot.

Ju sugjerojmë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit
-Jetë dhe Stil

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit

8 Qershor, 2025 5:56 pm
Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare
Kronikë

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare

8 Qershor, 2025 5:27 pm
Para
Grabitja e dështuar në Prush/ Autorët pasi qëlluan me armë ndaj Policisë u larguan me makinë, zbulohet targa

Korçë/ Nënë e bijë gjenden të pajeta në banesë

Nënë e bijë u gjetën të vdekura në banesë, e moshuara ishte e paralizuar, ndërsa vajza…

Nënë e bijë u gjetën të vdekura në banesë, e moshuara ishte e paralizuar, ndërsa vajza…

Vrasja e Liridonës/ Naim Murseli ndryshon dëshminë, mohon raportimet për tradhëti

Vrasja e Liridonës/ Naim Murseli ndryshon dëshminë, mohon raportimet për tradhëti

TE FUNDIT

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
8 Qershor, 2025

Fundjava solli një numër të madh pushuesish në bregdetin e Shëngjinit, por kthimi i tyre drejt qyteteve shkaktoi trafik të...

Lexo më shumë

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
8 Qershor, 2025

Duke filluar nga e diela dhe veçanërisht gjatë javës së ardhshme, në Itali do të mbërrijë vala e dytë e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com