Aktualitet

Buxheti/ Këlliçi: Kartonat i keni gati, ktheni vëmendjen tek qytetarët



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:00 - 10/11/22 |
Opi Nion

Deputeti i PD, Belind Këlliçi, në seancën e sotme plenare teksa vijojnë diskutimet për projekt-buxhetin e vitit 2023 ka komentuar deklaratat e djeshme të kryeministrit Edi Rama, për të cilat tha se janë bërë nga kreu i qeverisë për të tërhequr vëmendjen. Rama e cilësoi opozitën si “bedelë”, “llazore”, ndërsa nuk munguan debatet gjatë seancës plenare.

Më tej, Këlliçi akuzoi qeverinë se ka zbrazur vendin me qëllim që të mbushin xhepat e tyre, ndërsa tha se ka ardhur koha që mazhoranca për herë të parë ta ketë vëmendjen tek qytetarët.

“Miratimi i projekt-buxhetit duhet të ishte hapi i fundi. Dua të di pse anashkalohet grupet e interesit. Problemet po i shtohen vendit dita ditës, në fakt dhe seanca është formale, i keni gati kartonat, a jeni deputetë apo vetëm numra?! Kjo shfaqje e djeshme e bariut tuaj, me ofendime, ka një motiv që të heqë vëmendjen. Keni zbrazur vendin për të mbushur xhepat tuaj. Ka ardhur koha që kjo qeveri për herë të parë ta ketë vëmendjen tek qytetarët”, u shpreh ai mes të tjerash.

Pas