Aktualitet

Kryemadhi:Zoto ka paguar 2 mld lekë 19 kompani.Sa para ka marrë bariu e 2 pensionistët



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:33 - 10/11/22 |
Opi Nion

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi zhvilloi këtë të enjte një bashkëbisedim me gazetarët, ku ka publikuar fakte të reja lidhur me aferën e inceneratorëve.

Në fjalën e saj Kryemadhi theksoi se kanë kaluar 617 ditë nga dita që ka depozituar padinë në SPAK, ndërsa ka theksuar se Inceneratori i Tiranës është një vepër penale që po kryhet çdo ditë.

“Kanë kaluar 617 ditë nga dita që kam bërë padia. Të pabëra asgjë dhe pse mbahet si sekret hetimor në komunikim që kam pasur me prokurorët e SPAK. Ne pguajmë 29 euro tonin për inceneratorin e Tiranës. Duke pritur me durim menduam se do lëvizin shpejt për inceneratorin e Tiranës, sepse është një vepër penale që kryhet çdo ditë”.-tha Kryemadhi.

Faktet e reja që publikoi Kryemadhi janë në lidhje me Inceneratorin  e Tiranës. Sipas deputetes së PL Klodian Zoto ka paguar rreth 2 mld lekë për 19 kompani dhe se vlera e grabitur shkon rreth 19 milionë dollarë.

“Këto para që hidhen në xhep të Klodian Zotos do ishin paga të pedagogëve, bonus për studentët që largohen nga Shqipëria.

Inceneratori i Tiranës, Offshore ka paguar Klodian Zoton deri më sot me 25 milion dollarë pra rreth 2 mld lekë të cilat Zoto këto para i ka paguar në 19 kompani të tjera që kanë kryer evazion fiskal.

Të bën përshtypje, tre kompani njëra është bariu në Greqi që ka përfituar nga Zoto rreth 5 milion Dollarë, pas denoncimit e Haxhire Gurakuqi e Thanas… pra dy pensionistët kanë marrë 1 milion dollarë.

Në 25 milion dollarë që ka marrë Zoto, vlera totale e gjitha e grabitur, fryrje punimesh është 19 milion dollarë e sekuestruar e futur në xhepat e tyre.

Në gjithë këtë histori një nga problemet më të mëdha është që ky incenerator është deri në 2047, qytetarët do i paguajnë nga 10 milion dollarë vit për vit”, u shpreh Kryemadhi.

Pas