Aktualitet

Burrë e grua me spraj me vete tentojnë të grabisin argjendarinë në Shkodër



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:01 - 27/01/22 |
Opi Nion

Një tentativë e pazakontë grabitjeje ndodhi mesditën e kësaj të enjteje në Shkodër. Me spraj me vete, një burrë dhe një grua shkuan në një prej argjendarive që ndodhet në zonën e njohur si “Dollari” me qëllim që ta grabisnin.

Por ajo që duket se nuk arritën të parashikonin ishte reagimi i pronarëve të argjendarisë. Kështu, jo vetëm që nuk e çuan grabitjen e tyre deri në fund, por mes çiftit dhe pronarëve pati përleshje fizike, që zgjati deri në momentin që erdhi policia.

Kjo e fundit i vuri në pranga dy personat në fjalë, emrat e të cilëve për momentin nuk janë bërë ende publikë./tvklan.al

Pas