Aktualitet

Bullgaria voton pro çeljes së negociatave por ka kushte


               Publikuar në : 12:56 - 10/10/19 |
Al Do

Asambleja Kombëtare e Bullgarisë votoi pro çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Dokumenti që përcakton vendimin pozitiv të Bullgarisë nuk ishte në rendin e ditës të seancës së 10 tetorit, por u shtua me propozimin e deputetit Emil Hristov.

Ai u mbështet nga katër prej pesë grupeve parlamentare, GERB i Kryeministrit Boiko Borissov, Partia Socialiste Bullgare e opozitës, partneri i pakicave qeveritare Patriotët e Bashkuara dhe grupi më i vogël i Asamblesë Kombëtare, Volya.

Ai u miratua me 129 vota pro, katër kundër dhe një abstenim.

Duke folur pas një takimi të kabinetit një ditë më parë, Ministrja e Jashtme Ekaterina Zaharieva tha se deklarata shprehte mbështetje për fillimin e negociatave të pranimit në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, sepse përjashtimi i tyre do të ishte një gabim që mund të çojë në paqëndrueshmëri në rajon.

Megjithatë deklarata ka përcaktuar kushte për të dyja vendet. Në rastin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, deklarata përcakton se ata nuk do të ngrenë pretendime për një “pakice maqedonase” në Bullgari. Maqedonia e Veriut duhet të nisë procesin e verifikimit të viktimave të regjimit komunist në Jugosllavi, të cilët ishin të shtypur për shkak se e shihnin veten si bullgarë.

Bullgaria dëshiron gjithashtu që Maqedonia e Veriut të fshijë tekstet nga tabelat, pllakat dhe ndërtesat që inkurajojnë urrejtjen ndaj Bullgarisë.

Për Shqipërinë, deklarata kërkon që të garantohen të drejtat e pakicës kombëtare bullgare “në maksimum” duke përfshirë mësimin e bullgarishtes si gjuhë amtare, pa pengesa administrative, në vendet ku jeton tradicionalisht pakica bullgare, si dhe në vendet e tjera. /Opinion.al

Pas