Aktualitet

Franca kundër negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut


               Publikuar në : 13:05 - 10/10/19 |
Al Do

Ambasadorët që përfaqësojnë qeveritë e Bashkimit Evropian dështuan të bien dakord nëse blloku duhet të hap negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, thanë dy burime brenda takimit për Bloomberg.

Të dërguarit do të diskutojnë përsëri të premten, përpara një takimi ministror javën e ardhshme në Luksemburg, ku do të merret vendimi, thanë zyrtarët. Ndërsa shumica e vendeve anëtare bien dakord të fillojnë zyrtarisht negociatat e pranimit, Franca ende ka rezerva dhe vendet e tjera duan kushte të bashkangjitura, veçanërisht për Shqipërinë, thanë zyrtarët.

Në takimin e së mërkurës, Franca shkoi deri aty sa ngriti në pikëpyetje të gjithë “metodologjinë” e procesit të zgjerimit, duke kërkuar një shtyrje të vendimit derisa blloku të rishikojë procesin, thanë zyrtarët. /Opinion.al

Pas