Bota

Britania nuk fton Putinin në funeralin e Elizabeth II, Kremlini: Vendim imoral 



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:51 - 16/09/22 |
Opi Nion

Rusia ka kritikuar vendimin e Mbretërisë së Bashkuar për të mos ftuar asnjë zyrtar rus në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth duke e cilësuar si “imorale”, thanë zyrtarët e Kremlinit.

Zëdhënësja e Kremlinit për Ministrinë e Jashtme Maria Zakharova tha se Rusia ende i përcjell nderimet e saj popullit britanik, pavarësisht mospërfilljes.

Në një deklaratë për agjencinë e lajmeve Tass, Zakharova tha: “Zyra e Jashtme Britanike informoi ambasadën ruse në Londër për vendimin e saj për të shmangur ftesën e Rusisë, përfshirë zyrtarë të lartë të ambasadës, për të marrë pjesë në ceremonitë e zisë pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II. Ne besojmë se përpjekja e Mbretërisë së Bashkuar për të përfituar nga një tragjedi kombëtare që preku zemrat e miliona njerëzve anembanë botës për të larë hesapet me ne gjatë ditëve të zisë është imorale. Ne i shprehim ngushëllimet tona të thella popullit britanik për humbjen e madhe që i pësoi”.

Ndër të tjera, Zakharova tha se vendimi për të ndaluar rusët për të mos marrë pjesë në funeral ishte cinik duke marrë parasysh rolin që Mbretëresha ka luajtur gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Sakaq, sipas “The Sun”, Zonja e Parë e Ukrainës Olena Zelenska do të jetë në mesin e vajtuesve në funeralin e së hënës./Opinion.al

Pas