Bota

Video/ Ndërtesa 42-katëshe në Kinë përfshihet nga flakët



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:52 - 16/09/22 |
Opi Nion

Një ndërtesë 42-katëshe në Kinë u përfshi nga flakët ditën e sotme.

Ngjarja ndodhi në ndërtesën e kompanisë së telekomunikacionit “China Telecom”  në qytetin Changsha, kryeqyteti i provincës qendrore Hunan.

Departamenti i zjarrfikësve të qytetit bëri me dije se për shuarjen e flakëve morën pjesë 280 zjarrfikës, të cilët arritën të shuanin zjarrin në ndërtesën 218 metra të gjatë.

Sakaq në një deklaratë të dhënë, China Telecom tha se nuk është raportuar për të njërëz të vdekuar apo për të lënduar. Po ashtu, ai tha se nuk kishte asnjë ndërprerje në shërbimin e telefonit celular, por përdoruesit e mediave sociale u ankuan se nuk ishin në gjendje të përdornin telefonat e tyre.

Ndërkohë në një video të publikuar, u shfaqën pamjet e ndërtesës të djegur dhe shtëllungat me tym të zi në ajër.

Ende nuk dihen shkaqet që çuan në rënien e zjarrit./Opinion.al

Pas