Politikë

Braçe 2 vite zv.kryeministër: E bëj punën me zemër, shpresoj mos kem…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:06 - 28/12/20 |
Opi Nion

Erion Braçe ka kujtuar sot në rrjetet sociale emërimin e tij në postin e zëvendëskryeministrit. Teksa kujton dy vjetorin e tij në këtë post, Braçe ka postuar një video nga fjala e kryeministrit Edi Rama.

Krahas videos, Braçe shkruan se punën si zëvendëskryeministër e bën me zemër si ditën e parë dhe nuk e ka bërë kurrë për karrige.

Teksa falenderon ata që e kanë mbështetur, Braçe shkruan më tej se uron që të mos ketë zhgënjyer askënd me punë e tij.

28 dhjetor, një ditë si kjo; dua shumë të mos kem zhgënjyer kërkënd! Një gjë dua tua them; Vijoj ta konsideroj punë e jo karrige dhe, ta bej me zemër si ditën e parë! Faleminderit shumë kujtdo”, shkruan Braçe.

Çfarë thoshte Rama në Asamblenë Kombëtare të PS-së në 2018; “Në fund fare kam dhe një ndryshim që e konsideroj kyç. Erion Braçe do të jetë zëvendëskryeministri i ri i qeverisë sepse është koha që shumë nga ato që thashë dhe nuk thashë të adresohen në kulturën dhe përkushtimin në shërbimet ndaj popullit, njerëzve. Erjoni si zëvendëskryeministër do të ketë të gjithë autoritetin të ndjekë procesin e transformimit të shërbimeve në shërbime për njerëzit dhe për të dhënë gjithë kontributin e tij në pastrimin e administratës nga hajdutët, parazitët dhe gjithfarëlloj fundërrinash që vazhdojnë të cenojnë drejtpërdrejtë qytetarin duke tundur lloj-lloj flamujsh që nga flamuri i PS, tek flamuri i krushqisë, flamuri i vëllazërisë, tek flamuri i radhës”./ Opinion.al

Pas