Aktualitet

Ahmetaj: 1 mijë e 156 familje ende në çadra,në maj të 2021 s’do ketë asnjë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:53 - 28/12/20 |
Opi Nion

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj është shprehur se 1 mijë familje në disa zona të vendit brenda 31 dhjetorit 2020 do të futen në banesat e reja, ndërsa aktualisht janë në çadër 1 mijë e 156 familje që pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Në një intervistë për “News24”, Ahmetaj u shpreh se deri në maj të viti 2021 nuk do të ketë më asnjë familjenë çadër, pasi sipas tij, do të marrin banesat e reja.

Ka dy lajme të mira për qytetarët që presin të hyjnë në shtëpi, apo kanë hyrë. Janë 1 mijë afmilje që deri në 31 dhjetor që hyjnë në banesa individuale, isha në Pezë, kam qenë Shijak, shkoj në Kavajë, Thumanë, përfundojnë para 31 dhjetorit, do e gëzojnë në shtëpitë e tyre të reja falas. Lajm i dytë, që deri në maj deri në fund të majit asnjë familje s’do, 1 mijë e 156 familje ende në çadra. Në janar ishin mbi 11 mijë në çadra. Të gjitha kanë marrë bonus qiraje. Duke u ndërtuar, duke i rokonstruktuar, duke ulur numrin e familjeve në çadra. Siç e theksova në maj të vitit 2021 ne nuk do kemi asnjë familje në çadër. Presupozohet të jemi në një proces ndërtimi të njësive individuale, i kombinuar dhe me dhënien e parave të plota, për njësi individuale që nuk ndërtohen për shkaqe gjeologjike, e kemi ezauruar në maj, maksimumi deri në mes të qershorit. Bonusi i qirave do vijojë të jepet, e patë dhe aktin ligjor që kaluam, kemi dhënë 2.6 miliardë lekë ose 26 milion dollarë që janë bonus qiraje. Edhe ata  në çadra morën bonus qiraje, por për arsye se duan të rrijnë afër tokës, të kujdesen për bagëtinë, do rrinë në çadra. E kemi mirëpritur këtë vendim. Në finale çdo familje do bënte zgjedhjen e saj, afër bagëtisë, gjithë nevojave me terrenin apo tokat bujqësore. Mund ta verifikoni dhe nga kronikat e mëparshme, kam thënë që janë 1 234 familje në çadra, sot janë 1 mijë e 156, çdo javë po ulet. Po ndiqja debatet në Kroaci. Jam gati t’ju ndaj dhe linkun. Tërmeti i Kroacisë që ishte shumë më i voglë, ende s’ka filluar Rindërtimi. Ka vende në G7 si Italia, që iu zgjati Rindërtimi me 10 vite. Në Itali ka ende tërmete para 10 vitesh, dhe që iu është vonuar Rindërtimi. Nëse mendoni se lajm i mirë është që sot deri më 31 dhjetor do futen 1 mijë familje, lajm akoma më i mirë ësthë për ata që presin,. S’ka asnjë dyshim që çdo qytetar i dëmtuar do futet në shtëpitë e reja falas.”- tha Ahmetaj./ Opinion.al

Pas