Aktualitet

Bozo: E votoi populli, askush se pengon hyrjen në Kuvend të Berishës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:17 - 06/09/21 |
Opi Nion

 Deputetja e Partisë Socialiste, Luljeta Bozo, ka komentuar vendimin e SHBA për të shpallur “non grata” ish-kryeministrin Sali Berisha dhe deklaratat e ambasadores amerikane, Yuri Kim, se ky i fundit nuk duhet të futet në Parlamentin e ri, që nis punën pas pak ditësh.

E pyetur në Euroneëws Albania se si e shikon Bozo kërkesën e ndërkombëtarëve për largimin nga parlamenti të Sali Berishës ajo u përgjigj se ish- kryeministrin Sali Berishën e ka votuar populli, ndaj dhe asnjë nuk mund të pengojë hyrjen e tij në Parlament, vetëm nëse vendos vetë të largohet.

“SHBA-të që kanë marrë atë vendim kanë pasur arsye shumë të forta, nuk e diskutoj fare, aq më tepër për një person që ka drejtuar për aq vite. Nëse hyn apo s’hyn në parlament kjo varet nga dëshira e personit vet n.qs do të jepte dorëheqjen. Atë e ka votuar populli, ndaj nuk ka asnjë që mund ta pengojë të hyjë në parlament. Atë e pengon vetëm vetja e tij nëse e shikon që e ka mbyllur misionin e vet dhe do të largohet”, thotë znj. Bozo./Opinion.al

Pas