Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Borrell: Ukrainës i duhen më pak duartrokitje, e më shumë armë

2023/02/19 at 8:10 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Borrell: Ukrainës i duhen më pak duartrokitje, e më shumë armë

Lufta në Ukrainë është tema kryesore në diskutimet e Konferencës së Sigurisë në Mynih. Në ditën e fundit të kësaj ngjarje foli shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell i cili tha se Perëndimi duhet të ofrojë më shumë ndihma ushtarake për Ukrianën dhe se duhet të përshpejtojë dërgesat e saj.


Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian u kërkoi anëtarëve të bllokut të rrisin dhe përshpejtojnë mbështetjen ushtarake për Ukrainën.

Josep Borrell tha sot në Konferencën e Sigurisë në Mynih se “çështja kryesore dhe më urgjente gjeopolitike e Evropës është armatosja e Ukrainës”.

Ai tha se është koha që të gjithë udhëheqësit ervropianë që po thonë se Ukraina duhet të mbizotërojë në luftë, të kalojnë nga fjalët në vepra.

“Zelenskyy dhe ukrainasit po marrin shumë duartrokitje por pak municione. Ky është një paradoks. Atyre u duhen më pak duartrokitje dhe më shumë furnizime me armë. Ukrainasit po luftojnë, po paguajnë një çmim të lartë me jetët e tyre. Kjo luftë po ndodh në tokën evropiane, duke prekur sigurinë tonë dhe atë globale”, tha zoti Borrell.

Ai shtoi se Evropës i është dashur shumë kohë për marrjen e vendimeve kritike, siç është marrëveshja e muajit të kaluar për të furnizuar Kievin me tanke luftarake.

“Të gjithë e dinë se për të fituar një luftë, një luftë klasike me llogore, manovra apo armë të rënda, ju duhen tanket luftarake. Nuk mund ta fitoni luftën pa armë të tilla”, tha ai.

Zoti Borrell tha se mungesa e municioneve është një çështje që duhet të adresohet brenda “disa javësh” dhe se kjo do të kërkojë nga vendet anëtare që të shfrytëzojnë rezervat e tyre ekzistuese.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha në fjalimin e tij në ditën e parë të konferencës se Ukraina mund të garantojë dështimin e agresionit rus këtë vit nëse merr me shpejtësi armët e nevojshme.

Aleatët e Kievit kanë premtuar tanke luftarake ndërsa janë në negociata për furnizim të Ukrainës me raketa me rreze të gjatë veprimi.

Ndërkohë, kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas kërkoi nga perëndimi që të merren seriozisht kërcënimet që vijnë nga presidenti rus Vladimir Putin.

“Në vitin 1925 askush nuk e besonte Hitlerin edhe pse ai ishte i hapur për qëllimet e tij. Në vitin 2007 Putini ishte i qartë mbi qëllimet e tij këtu në këtë konferencë. Problemi është se askush nuk e besonte, por le ta besojmë tani”, tha zonja Kallas, vendi i së cilës kufizohet me Rusinë.

Sulmi gati njëvjeçar i Rusisë në Ukrainë ka dominuar diskutimet në konferencën e Mynihut, një mbledhje vjetore e zyrtarëve të sigurisë dhe mbrojtjes nga e gjithë bota./VOA

 



Ju sugjerojmë

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
Te Fundit

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

23 Korrik, 2026 4:04 pm
Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

23 Korrik, 2026 3:54 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:58 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:55 pm
Prej gati dy vitesh i zhdukur, SPAK veçon dosjen e Ervis Martinaj 
Kronikë

Nga Dumani tek Ervis Martinaj, dërgohen për gjykim 9 persona nga “Metamorforza”

22 Korrik, 2026 5:33 pm
Katër të rinjtë u dogjën brenda mjetit, detaje: Shpejtësia e lartë, shkak i aksidentit 
Kronikë

Aksident me një viktimë në Unazën e Madhe, betonierja rrëzohet nga rrethrrotullimi

22 Korrik, 2026 5:31 pm
U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
Para
Instagram dhe Facebook do të paguhen për verifikimin “Blue Ticket”

Instagram dhe Facebook do të paguhen për verifikimin “Blue Ticket”

Nga fotot me Kurtin te ndezja qirinjve për viktimat e tërmetit, albumi i javës i kryeministrit

Nga fotot me Kurtin te ndezja qirinjve për viktimat e tërmetit, albumi i javës i kryeministrit

Gjendet i pajetë një person në Pogradec, policia jep detajet

U futën në shpellë për të rregulluar tubat e ujit, asfiksohen dy persona në Bulqizë
















TE FUNDIT

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
23 Korrik, 2026

Tensione kanë shoqëruar seancën e fundit parlamentare të këtij sesioni, ku I pranishëm ka qenë edhe Kryeministri Rama. Përvec protestës...

Lexo më shumë

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
23 Korrik, 2026

Të paktën 10 persona janë shoqëruar nga policia gjatë protestave para Parlamentit, mes të cilëve edhe dy vajza. Policia e...

Lexo më shumë

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
23 Korrik, 2026

Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në...

Lexo më shumë

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
23 Korrik, 2026

Këtë të enjte ka nisur seanca e fundit plenare në Kuvend për këtë sesion parlamentar, ndërkohë që qytetarët janë vendosur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}