Bota

Boris Johnson e pranon: Rusia mund ta fitojë luftën në Ukrainë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:45 - 22/04/22 |
Opi Nion

Kryeministri Boris Johnson pranoi sot se ekzistonte një “mundësi reale” që forcat ruse të fitojnw luftwn në Ukrainë.

Duke iu referuar raporteve të zyrtarëve të inteligjencës perëndimore se Rusia mund të fitojë ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon, ai tha: “Gjëja e trishtueshme është se kjo është një mundësi realiste. Sigurisht.”

“Putini ka një ushtri të madhe, ai ka një pozicion shumë të vështirë politik, sepse ka bërë një gabim katastrofik. E vetmja mundësi që ai ka tani është të vazhdojë të përpiqet të përdorë qasjen e tij të tmerrshme, të udhëhequr nga artileria, në përpjekje për të mposhtur ukrainasit. Ai është shumë afër sigurimit të një ure toke në Mariupol. Situatat janë të paparashikueshme në këtë fazë. Duhet të jemi realistë për këtë”.

Duke folur gjatë një konference për shtyp në Nju Delhi, Indi, Johnson vazhdoi të thoshte se ukrainasit kishin treguar “heroizëm të jashtëzakonshëm” në mes të luftës dhe “pavarësisht se çfarë epërsie ushtarake” kishte Putin, ai nuk do të ishte në gjendje të “pushtonte shpirtin e popullit ukrainas”.

Kryeministri tha gjithashtu se Mbretëria e Bashkuar do të dërgonte më shumë artileri për forcat ukrainase dhe konfirmoi se ambasada e qeverisë britanike do të rihapet në kryeqytetin ukrainas muajin e ardhshëm, shkruan News Sky./Opinion.al

Pas