Bota

Putin ankohet për Ukrainën te Këshilli Europian: Jo konsistente në negociata


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:35 - 22/04/22 |
Opi Nion

Presidenti rus Vladimir Putin i ka thënë presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, se ai do të zhvillojë bisedime të drejtpërdrejta me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, vetëm nëse diskutimet japin rezultate konkrete.

BBC shkruan se Putini ka thënë se Kievi nuk ishte gati të kërkonte zgjidhje të pranueshme reciprokisht dhe Ukraina po tregohej jokonsistente në negociata.

Në fillim të kësaj jave, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Rusia i kishte dorëzuar Ukrainës dokumente kyçe për të çuar përpara bisedimet e paqes dhe topi ishte në fushën e Ukrainës.

Por Zelensky më vonë tha se Ukraina nuk kishte marrë asnjë dokument nga Rusia./Opinion.al

Pas