Aktualitet

“Bordi i rrjepjes”, Partia e Lirisë kërkon shkrirjen e bordit të karburanteve



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:17 - 17/08/22 |
Opi Nion

Partia e Lirisë kërkoi këtë të mërkurë që qeveria të shfuqizojë bordin e transparencës së karburanteve. Sipas deputetit Petrit Vasili, çmimi në bursa ka rënë në nivelet e para luftës në Ukrainë . “Në bursa çmimi ka rënë në nivelet e para luftës (në Ukrainë). Zgjidhja për këtë është shkrirja e menjëhershme e bordit mafioz dhe ndërhyrja te taksat”, tha Vasili.

Ndërkohë ish-Presidenti Ilir Meta tha: Jemi këtu për të denoncuar rrjepjen e pamëshirshme që bordi i rrjepjes së shqiptarëve, që përmes çmimeve spekulative të naftës po iu bën shqiptarëve të thjeshtë. Është e qartë që kur në bursën ndërkombëtare çmimi ka rënë në nivele me të ulëta se para fillimit të luftës, përkundrazi në vendin tonë nuk reflektohet. 221 lekë në Shqipëri nafta. Kudo merren masa për të mbrojtur qytetarët, konsumatorët, sipërmarrjet e thjeshta, por vetëm këtu punohet për funksion të oligarkut Rama dhe ogiçeve të tij. 50% ulje të akcizës për naftën në Shqipëri, U bë kaq kohë që janë propozuar nga opozita, nga partia e Lirisë, siç është pezullimi i taksës së qarkullit, por asnjë respektim”.

 

 

Pas