Aktualitet

Çështja e detit me Greqinë, Meta për Ramën: Kjo aferë do ta marrë në fund të detit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:20 - 17/08/22 |
Opi Nion

Gjatë konferencës për media ditën e sotme, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta foli për çështjen e detit me Greqinë dhe tha se kishte fakte dhe prova për dëmet që kryeministri Rama, sipas tij i ka shkaktuar vendit.

Meta tha se çështja e detit është një aferë shumë e rëndë, ndërsa shtoi se “kjo aferë do ta marrë në fund të detit kryeministrin”.

“Çështja e detit është aferë shumë e rëndë. Të mos biem në lojën e Edi Ramës duke nxitur retorika antigreke, sepse Greqia ka interes të gjejë një zgjidhje dhe të përfitojë. Nuk e kemi problemin nga Greqia, por nga Edi Rama. Dhe këtu llogaridhënia për të është e pashmangshme, nuk devijon dot. Kjo aferë do ta marrë në fund të detit. Është dëmtues i jashtëzakonshëm i interesave tona sovrane. Të mos nxisim retorika kundër Greqisë, sepse një nga qëllimet e Edi Ramës është nxitja e konflikteve për të mbuluar korrupsionin. Jam për të evituar edhe retorikat kundër Serbisë. Nuk na e ka faj neve Vuçiçi që ky bëhet ogiç i Vuçiçit, për interesat e atij. Nuk duhet të biem në lojërat e tij”, tha Meta.

Pas